Moti i keq me rreshje të dendura shiu ka shkaktuar probleme në shumë segmente rrugore ditën e sotme.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, AHC (Albanian Highway Concession) u ka bërë thirrje shoferëve që të tregohen të kujdesshëm kur udhëtojnë në “Rrugën e Kombit”.

Njoftimi:

Pavarësisht rreshjeve të dendura te shiut situata në autostradën Milot–Morinë paraqitet normale dhe pa probleme për qarkullimin e automjeteve.

Duke u nisur nga situata aktuale dhe parashikimet për ditët në vazhdim, AHC ka marrë të gjjtha masat duke rritur numrin e shërbimeve në mirëmbajtjen e “Rrugës së Kombit”.

AHC ju bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit të tyre në ”Rrugën e Kombit”:

📍Kërkojme nga përdoruesit e automjeteve të ecin me shpejtësi të reduktuar
📍Të respektojnë sinjalistiken rrugore dhe të kenë kujdes të shtuar për tabelat elektronike dhe mesazhet që ato përcjellin.
📍Të lëvizin me goma dimërore
📍Për çdo shqetësim apo informacion të nevojshëm mund të na telefononi
24 orë në nr jeshil 08000400