Në një kohë që vendet evropiane, ka nisur të ndihet rënia e çmimeve dhe e kostove të prodhimit, ndryshe ndodh në Shqipëri, ku rritja e çmimeve dhe shtrenjtimi i jetesës vijon me ritme të larta.
Rritja e çmimeve në tregun shqiptar por edhe shpenzimet e jetesës, duket se do të vazhdojnë të jenë të larta.
Sipas të dhënave të INSTAT, në shtator kosto për të realizuar prodhimin është më e shtrenjtë krahasuar me muajt e kaluar, e si pasojë edhe çmimi për të tregtuar produktin do të jetë më e lartë. Krahasuar me vitin 2021, kosto për kompanitë u rrit mesatarisht 20,9 %.
Energjia elektrike, gazi dhe Industria nxjerrëse kanë prekur vlerat më të larta. Por ndonëse për tregun vendas kjo përkthehet në më shumë shpenzime për familjet, sa i përket eksporteve, ndikon pozitivisht në të ardhurat e buxhetit.
Por, po sipas të dhënave zyrtare, jashtë territorit të vendit tonë, ka nisur të ndihet rënia e çmimeve dhe e kostove të prodhimit.
Kështu pas një ndryshimi të fortë të nisur prej muajit qershor të vitit 2021, tashmë shifrat flasin për rënie.
Kështu industria përpunuese, përfshirë atë të karburantit dhe industria nxjerrëse kanë qenë më të lira, sa i përket mallrave që kanë hyrë në Shqipëri. por po ashtu pranohet se ka ende rritje të çmimit të energjisë dhe të gazit.
Megjithatë duket se tashmë ka nisur të ndihet efekti i marrjes së masave, për përballimin e krizës ekonomike, sa i përket masave në institucionet ndërkombëtare.