Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni ka bërë me dije se është shtyrë sërish hapja e kampit të emigrantëve në Gjadër. Gjithashtu Meloni tha se duhen edhe disa javë që gjithçka të jetë perfekte. Këtë deklaratë Meloni e ka bërë pas takimit me kreun e qeverisë britanike, Keir Starmer. Kampi i refugjatëve në Gjadër parashikohej që të hapej në shtator, shkruan Ansa.
“Ne jemi duke punuar për këtë projekt me seriozitet të jashtëzakonshëm. Do të duhen edhe disa javë që të jetë perfekt. Do të kisha preferuar që të fillonte më herët, por ne i kemi sytë e botës të fokusuar tek kjo nismë. Nëse duhen pak më shumë ditë, nuk më intereson”, tha ajo.