Komisioni i Akimimeve dhe Sanksioneve ka mbajtur sot mbledhjen e rradhës në lidhje me shqyrtimin e pretendimeve nga ana e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për integrim lidhur me shkelje të bëra gjatë procesit të votimit në 25 Prill.
Gjatë kësaj mbledhje të zhvilluar, Komisioni i Akimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e bërë nga Partia Demokratike për marrjen e informacioneve shtesë nga institucionet dhe entet e tjera publike.
Ndërkohë kërkesa e LSI-së lidhur me informacionin mbi numrin e pajisjeve PEI që kanë funskionuar në qarkun e Vlorës. Me kërkesën e dy anëtarëve do kërkohet edhe një informacion i kryqëzimit të të dhënave të pajisjes PEI për qarkun e Vlorës. Ndërsa mbledhja u shty për ditën e nesërme.