Seanca në SPAK për ish-zëvëndëskryeministrin Arben Ahmetaj është shtyrë për në datën 2 shkurt.
Avokatët e Ahmetaj, tashmë prej 6 muajsh në arrati, kërkuan që gjykimi të konsiderohet i pavlefshëm dhe të kthehen aktet për hetim nga SPAK.
Sipas tyre SPAK ka qenë i paqartë në qëndrimin e tij.
Ahmetaj po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për privatizimin e fabrikës “Buka”. Ai akuzohet për “Shpërdorim detyre”. Ndërkohë për këtë çështje SPAK po heton edhe 7 zytarë të ministrisë së Financave.
Gjithashtu po hetohet edhe biznesmeni Lirim Fezollari, për të cilën SPAK dyshon se Ahmetaj dhe Fezollari kanë patur marrëdhënie përtej marrëdhënies institucionale.