Shtyhet pretenca për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro lidhur me procedimin e dytë penal ndaj tij për shpërdorim detyre dhe tjetërsim të pronës shtetërore.
Shkak është bërë kërkesa e prokurorit Elvin Gokaj që tha se janë se ka përgatitur konkluzionet përfundimtare në një material prej 75 faqesh, por njëherësh kërkon kohë për të analizuar pretendimet e mbrojtjes të paraqitura në seancën e fundit.
“Na duhet kohë për të integruar në mënyrë të plotë qëndrimet e mbrojtjes në konkluzionet tona,” u shpreh Gokaj. Seanca e radhës për dhënien e pretencës u caktua për datën 2 korrik, ora 08:30.
Jorgo Goro akuzohet për shpërdorim detyre në mënyrë në bashkëpunim me ish-drejtorin e tokës dhe menaxhimit të pronës të bashkisë Himarë Vasillaq Strakosha gjithashtu i pandehur në këtë dosje.
Çështja është ngritur pas kallëzimit të Fredi Belerit, i cili akuzon Goron se në vitin 2016 ka tjetërsuar një sipërfaqe prej 4,263 metra katrorë tokë duke ia kaluar Arqile Bollanos, i komanduar si pasues në krye të Bashkisë Himarë.