Është shtyrë seanca e planifikuar në lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe plagosjen e katër personave të tjerë në prill të vitit 2021 në Elbasan, ku i akuzuar kryesor është ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Paplekaj.
Ky i fundit ishte pjesë e grupit të mbrojtjes së votës, të ngritur nga demokratët në zgjedhjet e prillit dhe shkoi në lagjen 5 Maji pasi kishin konstatuar një person me lista votuesish dhe që shpërndante para në këmbim të votës.
Avokati i Paplekajt deklaroi para mediave se seanca u shty pasi nuk ishte njoftuar te deshmonte Emiliano Prenga
Në përplasje e sipër, u vra Pjerin Xhuvani si edhe u plagosën Pavlo Vuksani, Emiliano Prenga, Eltjon Bodinaku si edhe policja Xhensila Sota.