Sot në orën 9 do të mbahej seanca paraprake në GJKKO për dosjen ish-kryebashkiaku Erjon Veliaj, por kjo seancë nuk u zhvillua.

Avokatët e Veliajt nuk u paraqitën në seancë. seanca ishte parashikuar të shtyhej.

Kjo pasi disa nga mbrojtësit kanë bërë kërkesë për shtyrje për shkak të bojkotit që ka ndërmarrë Dhoma Kombëtare e Avokatisë, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.