Në Gjykatën e Posaçme është shtyrë seanca për të penduarin e drejtësie, Nuredin Dmani, i arrestuar gjatë një operacioni të koduar “Plumbi  i artë”.  Ai do të jepte sqarime për disa ngjarje kriminale, të cilat i ka kryer në bashkëpunim  me të kërkuarin tjetër Talo Cela, përpara se ata të përplaseshin njëri me tjetrin.r

“Do jepte sqarime me disa ngjarje kriminale që ka qenë I përshirë Dimani në bashkëpunim me të kërkuarin tjetër Talo Cela, deri pak kohë para se ata të konfliktoheshin me njëri tjetrin dhe të ishin si kundërshtarë të tyre.  Para së të konflikotoheshin mes tyre, ata kanë bashkëpunuar për disa atentate në qytetin e Elbasan, apo dhe një vrasje në qytetin Durrësit, ku Nuredin Dumanit ka treguar se këto ngjarje I ka kryer në bashkëpunim me Talo Çelës”,

Prokuroria i ka kërkuar gjykatës edhe disa ditë të tjera kohë për shkak se ka gjetur disa prova të tjera hetimore në lidhje me këto ngjarje, të cilat do duhen kohë për të verifikuar duke ballafaquar dëshminë e Dumanit dhe provat e tjera të gjetura. Sakaq, seanca e radhës gjyqësore është caktuar më 21 qershor në orë 09:00./ABC