Seanca për statutin e Partisë Demokratike në Gjykatën Civile është shtyrë sërish ndërsa përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike zyrtare, Indrit Sefa bëri kërkesë për përjashtimin e gjyqtares.

Nga ana tjetër, Gjykata ka rrëzuar kërkesën e grupit të Lulzim Bashës për paraqitjen e dokumenteve të këshillit kombëtar të Partisë Demokratike.

Gjykata deklaroi në vijim se vendimi për kërkesën për përjashtim do të merret nga një trup gjykues. Në rast të mos pranimit për ndryshim të gjyqtarit, seanca e radhës vendoset në datë 13 nëntor, ora 15:00.