Deri deri në këtë datë do të bëhet akt ekspertimi për faktin e dytë penal, atë të promenadës bregdatare. Dako akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ se ka dhënë lejen për shtimin e disa kateve në një pallat dhe shpërdorim të fondeve publike në procedurën e prokurimit për ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet.

“Bëhet fjalë për plotësim të hetimeve me urdhër të GJKKO sa i takon akuzës së dytë të shpërdorimit të detyrës në lidhje me një tendet në vijën bregdetare. Dako dhe të tjerët kanë dhjetëfishuar vlerën e këtij tenderi dhe sipas Gjykatës së Posaçme, ka qenë e paqartë vlera për të cilën bëhej fjalë. Për këtë ka kërkuar një akt ekspertizë. Sa i takon akuzës së dytë, gjykata është e bindur për pallatin e ndërtuar në 2011, ku prokuroria pretendon se Dako dhe të tjerët kanë lejuar ndërtimin e 4 kateve shtesë që sipas banorëve, në tërmetin e 2019-ës, ka shkaktuar dëme të mëdha për shkak të shtimit të paligjshëm. Për këtë akuzon Dakon dhe të tjerët se nuk kanë zbardhur lejen ndërtimore”, raportoi gazetari Vija./abcnews.al