Për herë të dytë shtyhet nisja e procesit të gjykimit për inceneratorin e Elbasanit me 10 të pandehur dhe dy kompani, përkatësisht “Albetec Energy” dhe “Integrated Energy”. Shkak është bërë mungesa e njoftimit zyrtar të Jonida Zeqos, anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Pavarësisht Zeqo ndodhet nën masën “arrest shtëpie”, për herë herë të dytë autoritet nuk e gjejnë në adresën përkatëse të bërë të njohur prej saj në Gjykatë.

Prokurorët e çështjes Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkuar shtyrjen e seancës për njoftimin zyrtar të Zeqos dhe pezullimin e afateve të paraburgimit për personat e arrestuar. Gjithashtu organi i akuzës, iu përgjigj gjykatës se nuk është ne dijeni të vendodhjes së të pandehurës.

Nga Interpol Tirana, deri në fillim të këtij muaj, për Stela Gugalljan dhe Mirel Mërtirin ka patur informacione për lokalizimin e tyre në Austri. Ministria e Drejtësisë ka kërkuar ekstradimin, se deri më 5 prill, nuk ka një informacion nga austriakët nëse është pranuar kërkesa.

Më 30 mars, në GJKKO ishte planifikuar seanca e parë e gjykimit në themel, por edhe ajo dështoi për të njëjtat shkaqe, ku përveç mosnjoftimit të Zeqos, u bë mungesa e dy avokatëve, përkatësisht i Etleva Kondit, e cila ishte e pranishme, dhe avokati i kompanisë “Albtec Energi shpk”.

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako dhe ish-ministri Lefter Koka nuk kanë marrë pjesë në asnjërën prej seancave. Të pandehur për inceneratorin e Elbasanit janë, Lefter Koka, Alqi Bllako, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Jonida Zeqo , Bardhyl Çabiri, Serafin Papa.

Nga këta prapa hekurave qëndrojnë Lefter Koka, Alqi Bllako, Pëllumb Abeshi dhe Byrdhyl Çabiri. Ndërsa në arrest shtëpie qëndrojnë Jonida Zeqo, Etleva Kondi e Serafin Papa. Në kërkim janë tre administratorët e inceneratorit Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja. Seanca e radhës u caktua me 20 prill në orën 09:30. (Faxweb.al)