Kreu i PD Sali Berisha ka komentuar gjatë një interviste procesin gjyqësor për njohjen e statutit të Partisë Demokratike dhe shtyrjen e vendimit me 11 nentor.
Berisha akuzoi Ramën se kjo çështje drejtohet direkt nga ai. Berisha thotë se Rama kërkon të bashkojë Kuvendin e 18 dhjetorit me atë të 7 korrikut, të cilat janë zhvilluar nga Lulzim Basha.
Berisha: Nuk ka qenë për statutin dhe vulën. Ka qenë një proces që e drejton direkt Edi Rama. Vetëm dora e atij. Ky që do gjykohej sot është kjo, përpjekje e Edi Ramës për të bashkuar Kuvendin e 18 dhjetorit në të cilin, 1300 bënin 5200. Në të cilin, t’ia bashkojë një gjykimi që është bërë për korrikun, ai ka firmën e një njeriu që nuk është më. Është firmosur nga një njeri që nuk është më. Vazhdon biznesin me Edi Ramën. Është armik i betuar i PD-së. Ne do i përgjigjemi. PD nuk ka asnjë arsye të mos egzistojë e fuqishme.
Do të qëndrojmë përpara dyerve të atij që mendon se mund të marrë flamurin e PD-së. Ata që mendojnë të marrin flamurin e saj, do përballen me pasojat. Ne kemi punë me Edi Ramën. Ndërhyrje në këtë drejtim ka bërë dhe zonja Yuri Kim, në një akt antidemokratik në shkelje të Kushtetutës së vendit, të Konventës së Vjenës.