Kostoja e shtyrjes së Lojërave Olimpike “Tokio 2020” për vitin e ardhshëm shkon në rreth 294 miliardë jen ose 2.8 miliardë dollarë.

“Kostot shtesë të gjeneruara nga shtyrja 12-mujore janë parashikuar në rreth 170 miliardë jen ndërsa kostot në lidhje me masat e koronavirusit janë vlerësuar të jenë më shumë se 90 miliardë jen“, raportoi agjencia e lajmeve Kyodo.

Kostoja totale do të ndahet midis kryeqytetit Tokio dhe qeverisë qendrore të Japonisë dhe do të duket se përfshin rreth 30 miliardë jen të kostove të paspecifikuara.

Olimpiada e Tokios duhej të zhvillohej në korrik të këtij viti por u shty për shkak të pandemisë, së bashku me ngjarjet dhe garat sportive në të gjithë botën.

Lojërat janë rivendosur për 23 korrik të vitit 2021 deri më 8 gusht ndërsa Lojërat Paraolimpike do të zhvillohen nga 24 gushti deri më 5 shtator.