Laze nuk I mbijetoi dot goditjes në zemër

Pas një beteje  disa ditore për  jetën presidenti I Futboll Klub Elbasani Arben Laze nuk ia ka dal të fitojë dhe ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të enjtjeje në spitalin ku ishte I shtruar prej disa ditësh si pasojë e shfaqes së problemeve kardiake dhe  zemra e tij pushoi së rrahuri pas një ataku kardiak.Edhe pse iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale Laze nuk ia doli të fitonte  dhe mbylli sytë përgjithmonë.

Laze do të mbahet mend si presidenti legjendar që e çoi ekipin e Elbasanit në majat më të larta të futbollit shqiptarë. Ishte ai njeriu luftarak që I dha jete e përkrahu endrrat e qindra mijra tifozë me punën e palodhur për ta bërë Elbasanin kampion. E sot qindra prej tyre ishin në ambientet e stadiumit Elbasan Arena ku u zhvilluan homazhet për të . Të tronditur nga ndarja e parakohëshme e njeriut që shumë prej tyre I ndihmoi të realizonin ëndrrat ,sportdashës,familjarë miq e qytetarë të Elbasnit dhanë ngushëllimet e tyre për humjen e Arben Lazes.

Me Arben Lazen, Elbasani arriti majën e futbollit shqiptar, duke u shpallur kampion në sezonin 2005-2006, pas 22 vite pritje. Reth një vit më parë Laze mori sërisht presidencën e klubit të Elbasanit dhe tashmë skuadra kishte filluar rimëkëmbjen.

 Jo vetëm botës së sportit por gjithashtu ç qytetari,çdo miku që e ka njohur do ti mungojë pozitiviteti I Arben Lazes I cili për shumë vite do të vijojë të jetë presidenti që fitoi zemrat e lojtarëve dhe tifozëve anë e mbanë Shqipërisë. Egnatia neës  shpreh ngushëllimet për këtë humbje të madhe.