Erion Murataj PSD

Loredana Brati ishte ditën e sotme e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, në Top Channel, ku foli për rrugëtimin e saj të gjatë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.

Gjithashtu ajo tregoi edhe detaje nga raporti i saj me ish-banorin, Jozefin Marku, me të cilin krijoi një romancë aty brenda. Por jo vetëm kaq, pasi në një moment gjatë intervistës, moderatorja Sidorela Gjoni, i përmendi disa emra nga banorët dhe ish-banorët e këtij edicioni të reality show-t dhe ajo do thoshte nga një fjalë për secilin.

Pjesë nga intervista:

Egli, Oratore e mirë, varet pastaj se ça bën me veprimet.

Gjesti, Është bob. Shumë provokues, tepër provokues

Rozana, E zgjuar, artiste

Laerti, I mençur, dinak

Gerta, Super grua, grrua me ‘rr’ të fortë siç e them unë

Danja, Jo një engjëll, e ka dhe tatuazh. Edhe super vajzë, shumë e mirë. Do kem miqësi me të edhe jashtë. Patëm gërricjet tona brenda në shtëpi, ka qenë brenda lojës. Do kemi mundësi të bisedojmë të gjitha ato që kemi lënë në suspancë brenda, por ka qenë brenda lojës, është ok.

Jozi, Super trup. Do i rikujtoj të gjitha tani. Unë kam një gjë dhe e kam thënë këtë, unë ta kthej. Edhe do ja kthej ato që më ka bërë. Jo se jam hakmarrëse e keqe, po si me shaka, si me lezet.