Teksa qëndronte jashtë me disa banorë, Beatrix është përlotur. Ajo po bisedonte me Arjolën dhe Big Mamën, e duket se është prekur pasi sipas saj, ato të dyja kanë folur për lidhjen e saj me Donaldin.
Me zërin që po i dridhej, këngëtarja e njohur u shpreh se ka shumë vite pa pasur dikë afër dhe kjo që ndodhi në “Big Brother VIP” me Donaldin ndodhi.
“Po më vjen keq se kam tregu se e kam gjithçka n’jetë, se kam shumë vite që se kam pas dikë afër, po që tash ndodhi në Big Brother a mu tranu?, i drejtohet Arjolës.
Kjo e fundit i përgjigjet duke i thënë “jo” dhe se nuk kishte asnjë faj. Aktorja e njohur shton se “është super normale dhe se e kupton”.
“Të kam thënë që është super normale. Faji nuk qëndron te ti shpirt. Nëse të gjithë kanë faj, ti nuk ke asnjë. Fjalë për fjalë me nënën tënde jam, ka kohë që s’të kam parë të lumtur”, i tha Arjola.