Kokë më kokë me të majtët në raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare.

Fitore pa bujë, mund të quhet ajo e të dielës, për partinë e Presidentit Emmanuel Macron që u rendit në krye në raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare. “Republika në Marshim” doli e para me një diferencë të papërfillshme me 0.09% ndaj koalicionit të majtë të kryesuar nga Zhon Lyk Melonsho’.

Analistët politikë thonë se shumica qeverisëse rrezikohet me këtë konfigurim, pasi mbështetja në raundin e parë është disa herë më e ulët se ajo e zgjedhjeve të kaluara parlamentare. Koalicioni i majtë që përfshin socialistët e Miteranit dhe Holondit si dhe komunistët pritet të luajë një rol të rëndësishëm në formimin e qeverisë së re. Për formimin e qeverisë nevojitët mbështetja e 289 deputetëve nga 577 vende që ka në total parlamenti.

Rritje kanë edhe nacionalistët e Marinë Le Penit, ndërsa reduktim të ndjeshëm të elektoratit kanë republikanët e ish-presidentëve Sarkozi e Zhak Shirak.

Vendimtar është balotazhi i së dielës së 19 Qershorit që do të zhvillohet thuajse në të gjitha zonat elektorale, ku shumica dërrmuese e rreth 6300 kandidatëve nuk siguroi mbi 50% që në raundin e parë. Shumica e përballjeve janë mes partisë së Presidentit dhe të majtëve.