Pas kapjes se 4 tonë kokainë nga Antimafia italiane, ka qenë ka radha e hetuesve sllovenë për të nxjerrë në dritën lumin e kokainës që trafikohet në Evropë.

Teksa Ministria e Brendshme italiane nxori një raport prej më shumë se 350 faqesh mbi situatën e trafikut të drogës, një hetim midis dy vendeve ka çuar në sekuestrimin e mbi 80 kilogramëve dhe më shumë se tetë kilogramë marihuanë e hashash, të cilat të gjitha kapin një vlerë tregu prej rreth 4 milionë e gjysmë euro.

Në përfundim të hetimeve që u zhvilluan në Itali më 7 prill të këtij viti, ndërsa në Slloveni operacioni vazhdoi deri pak ditë më parë u sekuestruan edhe heroinë, një automatik M70, gati plumba dhe të paktën 30.000 euro para të gatshme.

39 vjeçari shqiptar drejton trafikun e drogës nga burgu

Gjithashtu, 7 trafikantë droge të gjithë të moshës nga 31 deri në 46 vjeç dhe me banim midis bregdetit të zonës së Novo Mesto u arrestuan në Slloveni, ndërsa 11-të të tjerë përfunduan në pranga nga pala italiane. Një prej tyre që tashmë ndodhet në burgun e Koperit në Slloveni, është një 39-vjeçar i cili kishte ndërtuar një skemë të trafikut të drogës mes Amerikës së Jugut, Sllovenisë dhe Holandës. Trafiku i drogës në Amerikën e Jugut drejtohej nga një grup kriminal të cilin e udhëhiqte një 31-vjeçar shqiptar. Ai sillte në Evropë sasi të mëdha kokaine, duke e kaluar tranzit nëpër portet holandeze dhe në Slloveni me ndihmën edhe të një 36-vjeçari slloven që jetonte në zonën e Ishullin e d’Istria. Slloveni menaxhonte dhe drejtonte gjithë zinxhirin logjistik, të kompletuar me makina të regjistruara në Slloveni që vepronin si korrierë. Hetuesit italianë dhe sllovenë bashkëpunuan në hetimet e tyre, nën kujdesin e ministrive të vendeve të tyre përkatëse dhe të koordinuar nga Eurojust, Agjencia Evropiane për Bashkëpunim Gjyqësor.

Vrasja e shqiptarit

Një 32 vjeçar shqiptar që drejtonte trafikun e drogës nga Amerika e Jugut deri në fillim të vitit 2022, qëllohet dhe vritet në një restorant për larje hesapesh. Hetimet italiane, të kryera nga karabinierët e Torinos, çuan në arrestimin e 11 shtetasve italianë dhe disa shqiptarëve dhe polakëve, ku rolin kryesor në trafikun e drogës e luante 39-vjeçari shqiptar që nga burgu i Sllovenisë. Gjatë gjithë operacionit flitet për 21 të dyshuar. Grupet kriminale kishin përmbytur bregdetin slloven me kokainë, me blerës që vinin edhe nga Italia (përfshirë Triesten).

Vetëm në Slloveni, më 21 qershor policia e Koperit arrestoi katër shtetas sllovenë (21, 35, 38 dhe 39 vjeç), të cilët janë lënë në arrest me burg.

Hetimet vijojnë për të kuptuar mbi të gjitha pastrimin e parave të përfituara nga trafiku i drogës./panorama