Në një deklaratë për mediat nga qendra e Vetëvendosjes në Tiranë, Albin Kurti tha se marrëdhëniet e tij me kryeministrin e Shqipërisë, qoftë ai dhe Edi Rama do të jenë më të mirat që liderët e dy vendeve kanë pasur në kohë mes tyre.
“Porsa të zgjidhet qeveria e jonë e re, do të fillojmë bashkëpunimin me Republikën e Shqipërisë, me Edi Ramën, nëse do të ndërtohet qeveria para zgjedhjeve këtu. Do të vazhdojmë marrëveshjet që kanë nisur mes dy vendeve, do të kalojmë nga marrëveshjet e shkruara te zbatimi i tyre, jemi dy shtete për një komb.
Bashkëpunimi me çdo kryeministër apo president do të jetë shumë i mirë”, u shpreh Kurti para mediave.
Kurti në një deklaratë për mediat, ka shprehur mbështetjen e tij për aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje që do të garojnë në Shqipëri në zgjedhjet e 25 Prillit.
“Të nderuar gazetarë, punonjës të mediave më lejoni që ta falenderoj zotin Boiken Abazi për angazhimin e palodhshëm që ka në jetën publike, është një aktivist i pathyeshëm dhe një aktivist i pakorruptueshëm.
Kemi nevojë për Kuvende të tjera të Republikës, Boiken Abazin e njoh edhe më mirë se familja e tij, sfidat që ne kemi kaluar së bashku në Kosovë, e kanë kalitur që ta përfaqësojë qytetarin këtu si pakkush derimë tani.
Vetëvendosja në Kosovë është më e fortë se kurrë më parë, me një rritje nga viti i kaluar, jemi duke pritur që kjo të reflektohet dhe në zgjedhjet e radhës, më lejoni të falenderoj të gjithë aktivistët në degën e Shqipërisë, ndryshimet në Kosovë janë bërë, dhe priten ndryshime dhe në Shqipëri. Shqiptarët meritojnë më shumë”, tha Kurti.
I pyetur në lidhje me marrëdhëniet që do të ketë me Tiranën zyrtare, Kurti tha se ato do të jenë më të mirat që një kryeministër i Kosovës ka pasur ndonjëherë.
“Unë do të kem marrëdhëniet më të mira që ka pasur një kryeministër i Kosovës me Shqipërinë. Do të takoj edhe drejtuesit më të lartë shtetërorë këtu dhe do të ndalem në takime në tre qytetet ku kandidojnë aktivistët e VV-së”, tha Kurti.
Sa i takon gjykatës së Hagës, Kurti tha se ajo është e imponuar nga jashtë.
“Gjykata speciale në Hagë është e imponuar nga jashtë, dhe është instaluar për shkak të nga votimi të gabuar në Kuvend në datën 3 Gusht, ne kërkojmë që të kemi Gjykata normale në Kosovë, dhe me qeverisjen tonë të re do të rregullojmë imazhin e Kosovës duke sjellë drejtësi për qytetarët”, u shpreh më tej Kurti.
(E.K/Faxweb.al)