Territori shqiptar do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku paraditja do të ketë kthjellime në ultësirën perëndimore dhe vranësira të pakta në zonat malore. Sipas MeteoAlb, mesdita dhe pasditja i bëjnë më të dukshme vranësirat, por nuk do të mund të sjellin reshje shiu në territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 31°C.

Era do të fryjë në det mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 4 ballë.