Moderatorja e njohur Bieta Sulo e ka treguar gjithmonë se ka një raport shumë të mirë me vajzën e Alban Dudushit, Joelle.
Ajo ka përfunduar tashmë shkollën mesme dhe ditën e shtunë Joelle ka festuar dhe mbrëmjen e maturës. Ishte Bieta ajo i ka qëndruar pranë vajzës që nga momenti që ka nisur të bëhet gati dhe deri në përfundim.
Bieta i ka ndarë me ndjekësit e saj këto momente në InstaStory ku përveç kësaj ajo gjithashtu ka postuar dhe një një fotoalbum që nga njohja me Joelle dhe deri më sot ku i bëri dhe dedikimin me fjalët e ndjera krahas tyre:
“Te jemi te lumtur, per kete perpiqemi cdo dite. Por jane momente te vecanta ne jete kur e kupton. E fotografuar, kjo eshte pamja e saj per mua sot ❤️ ❤️ ❤️
J gati per ne mbremjen e matures (eshte ajo mosha 18 vjec qe mezi e ke pritur, se pas saj do te behet hatajaaaaa 😆)
E kam njohur me te vogel se Kroin sot dhe ja ku jemi: vitet kane fluturuar, ne jemi 4, 4 shoke ne dy skuadra, 2 shoqet e ngushta perballe skuadres se cunave 😍
Ps. Charlie gjithmone me ne 🐾”
Moderatorja e tregoi dhe njëherë marrëdhënien e ngushtë që ka me vajzën e partnerit të saj. Rikujtomë që Bieta dhe Albani janë prindër të një djali 5-vjeçar.
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/06/Screenshot_20220626-134831_Facebook-590x1024.jpg)
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/06/Screenshot_20220626-134837_Facebook-604x1024.jpg)
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/06/Screenshot_20220626-134843_Facebook-713x1024.jpg)
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)