Ora News ka siguruar dëshmine e ish zv-kryeministrit Arben Ahmetaj të dhënë me 22 Qershor të një viti më parë.
Ai është pyetur në lidhjë më njohjen e tij me Klodian Zoton dhe Mirel Mertirin.
Arben Ahmetaj: Une kam njohur shtetasin Mirel Mertiri, diku reth vitit 2011 por nuk jam shume i sigurte.
Jam njohur rastesisht, nuk me kujtohet se kush na uli ne kafe.
Kurse shtetasit e tjere qè me permendet as nuk injoh fare (Klodian Zoto, Stela Gugallja, Arenc Myrtezani, Loran Dusha).
Shtetasin Klodian Zoto e kam vetem si njohje distante, pra thjesht nje pershendetje nga larg, rastesore dhe nuk me kujtohet as se si kam krijuar edhe kete njohje distante
As jam ulur ndonjehere me shtetasin Klodian Zoto, as kam udhetuar ndonjehere me te, nuk kam pasur asje lloj marredhenie me te.
Shtetasen Stela Gugallja e di qe ka qene bashkejetuese e Mirelit, por e kam takuar shume ralle, ndoshta nje ose dy here.
Kurse shetasit Arenec Myrtezani dhe Loran Dusha nuk kam njohur.
Une me asnje nga personat e sipercituar, qofte edhe me Mirel Mertirin, nuk kam udhetuar bashkarisht me ta dhe ato qe keni trajtuar si udhetime te perbashketa, jane udhetime qe mund te kemi qelluar bashkarisht ne hyrje por pa qene ne shoqerine e njeri.
Me shtetasin Mirel Mertiri, nuk me kujtohet sakesisht, ndoshta edhe mund te kete qene ndonje komunikim telefonik, por jo komunikime telefonike frekuente, mund te kete qene ndonje komunikim rastesor, kurse per personat e tjere qe permendet (Klodian Zoto, Mirel Mertini, Stela Gugallja, Arenc Myrtezani, Loran Dusha) ne dijenine time une nuk kam pasur komunikime telefonike, ne lidhje me shtetasin Mirel Mertiri, kur jam njohur, pra ne fillim ne dijenine time, eshte pase marre me telekomunikacion dhe projekte bashkish por nuk e di se me fare projektesh konkretisht.