Nëse unë zgjidhem në krye të PD-së, orinetimi properëndimor, pro Nato dhe pro BE, do të njohë konsolidim të paparë. Ka qenë PD që ka anëtarësuar Shqipërinë në NATO. Nuk lëviz unë kurrë nga këto parime. Vetë kjo lëvizje, kushdo që lexon atë statut, në një mënyrë apo një tjetër, është snksionimi më i madh i vlerave të demokracisë amerikane dhe asaj perëndimore. Unë shprehem, vendimi i shpalljes së Sali Berishës non-grata është bazuar në lobimin korruptiv tëe Edi Ramës dhe George Soros. Unë pres një apology nga ata që e kanë marrë. Unë kam hapur një gjyq dhe ftoj DASH, agjencitë e SHBA-ve dhe ccdo vendi të lirë të Europës dhe botës, ccdo fakt që kanë ndaj Sali Berishës ta depozitojnë. Sa i përket Ambasadorit amerikan, do jetë më i nderuar, por s’do pranohet kurrë guvernator. Ky vend është bërë i pavaruar me ndihmën e jashtëzakonshme me ndihmën e jashtëzakonshme të një presidenti amerikan. Kosova po ashtu. Kurrë nuk kanë menduar dhe nuk mebndojnë t’u diktojnë shqiptarëve kush duhet të hyjë në parlament. Nuk mund të mendojnë kurrë që përfaqësuesja e tyre të ftojë mediat e të thiotë të censurojnë këtë. Ështe shkelje flagrante e të drejtave të SHBA-ve. Do respektohet si ambasador por nuk do të pranohet kurrë si guvernator.