Diskutimi për partitë e reja në studion e “Shqipëria Live” në Top Channel çoi në një përplasje mes Romina Kuko, nënkryetare e këshillit bashkiak dhe Pano Soko, i cili në 11 maj kandidoi për “Nisma, Shqipëria bëhet”.

Teksa po flitej për votën e diasporës, Kuko tha sipas shifrave u pa se diaspora pëlqen më shumë Partinë Socialiste. Kjo fjali nuk është pranuar nga Soko i cili i është kthyer ashpër duke i thënë se Partia Socialiste i ka presionuar votuesit në këto zgjedhje.

Kuko i tha për akuza do duhet të flasë me prova dhe se këto prova duhet t’i adresojë në organet kompetente.

Pjesë nga debati:

Kuko: Diaspora duket se preferon Partinë Socialiste

Soko: Jo, nuk duket se pëlqejnë Partinë Socialiste, më shumë seç i bindët ju me presione që i bënë me administratën dhe paratë publike, gjithë administratat e vënë në shërbim për të përfituar vota PS dhe keni fytyrë dhe dilni këtu para. Tregoni ju që ju duan, ju i hoqët, i keni nxjerrë jashtë, nuk e kupton se çfarë kërkoni nga shqiptarët, keni 12 vite që i rripni, a nuk u ngopët mo vlla

Kuko: Mos më bëj zhurmuesin, pranojeni humbjen, është e dhimbshme por pranojeni

Soko: PS nuk ka parti, janë manekinë të Edi Ramës

Kuko: Jemi të pabarabartë se jeni në studio, mos bëni populizma se nuk ju beson njeri, përpiqu ndryshe

Soko: Ju e presionuat çdo njeri, brenda dhe jashtë.

Kuko: Ju po fyeni votuesit… a të flasim dhe kur ke qenë vetë në PS, apo të mos e vazhdoj këtë?!

Soko: Kam qenë unë në PS? Ok! Po ku kam qenë unë në PS?! Kushedi me kë më ngatërron

Kuko: Edhe një herë, jemi të pabarabartë se je në studio dhe nuk të dëgjoj mirë… Flisni me prova dhe fakte

Soko: Nja dy shokët e ty i kam çuar te vendi me prova