Pyetje: Ju e konsideroni Berishën tub oksigjeni të Ramës. Berisha ju quan peng të Ramës. Keni komunikim me Ramën?

Basha: Komukimi im është me qytetarët.

Pyetje: Të hënën nis sesioni parlamentar? Si mund të bëjë presion edi ramës me grupin më të vogël parlamentar ndonjëherë?

Basha: PD ka ditur me një numër aktiv dhe më të vogël deputetësh të bëjë opozitë. Kemi numrat për të bërë opozitë deri sa të ktheht legjitimiteti.

Pyetje: Të hënën mazhoranca ta shfrytëzojë këtë përplasje dhe të copëzojë kohën tuaj?

Basha: Shqiptarët e dinë që trekendeshi i bermudës dëshiron të largojë fëmijët e tyre. Ata boll e kanë marrë peng këtë vend dhe nuk do ta marrin më. Kanë shkatërruar ekonominë e shqiptarëve. Ora troket për trekëndëshin e bermudës.

Pyetje: Meta?

Basha: Njësoj si Edi Rama edhe Ilir Meta e shikon këtë si mundësi për të zgjatur tranzicionin. Shqiptarët duan të ardhmen. Demokratët kanë zgjedhur të ardhmen. Kemi përballë forca të errëta, forca kriminale. Pakica mbetet pakicë. Shumica dërrmuese e shqiptarëve janë forca jonë.

Pyetje: Beteja e radhës ?

Basha: Kjo ështëe matematika e vjetër që sillte në pushtet Edi Ramën dhe Ilir Metën që nuk kishin lënë gjë pa thënë për njëri tjetrin. Kjo është matematika e tranzicionit. Shqiptarët të shkojnë përtej matematikës së dinozaurëve të tranzicionit. Përndryshe nuk do ketë ndryshim. Sa kohë nuk ka ndryshim që e prekin shqiptarët. Sa kohë korrupsioni gërryen shtetin…Matematika e tranzicionit ka marrë fund. Vula e fundit është 8 janari. Këta i bashkon një hall i madh. I bashkon mundësia që mund t’i vijë fundi kulturës së pandëshkueshmërisë.