Mungesa e gjumit është një ndjesi padyshim e pakëndëshme për këdo që i bie rasti ta përjetojë.

Ditët kur zgjoheni të lodhur dhe me vështirësi nga krevati juaj me siguri i mbani mend.

Ndodh të ndjeni vështirësi në fokusim, irritim të shpejtë apo trubullim të mendimeve si pasojë e mungesës së gjumit të mirë.

Në këtë mënyrë edhe rutina e përditshme kthehet në një sfidë e vërtetë, pasi ndiheni vazhdimisht të lodhur.

Prandaj rëndësia e një gjumi të qetë dhe të mirë është një domosdoshmëri për funksionimin e metabolizmit.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju shpjegon se si ky proçes e ndikon shëndetin tuaj duke parandaluar një sërë sëmundjesh kronike.

Si ndikon gjumi në shëndet

Shumë studime kanë treguar se gjumi i mirë është një faktor kyç në parandalimin e sëmundjeve.

Simptoma të tilla si presioni i lartë i gjakut, obeziteti apo kolesteroli.

Një studim i fundit, publikuar në revistën Diabetes Care nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA, shpjegon për problemet që mungesa e gjumit shkakton në organizëm.

Mungesa e këtij proçesi të rëndësishëm mund të shkaktojë një gjendje shqetësuese për trupin që quhet sindroma Metabolike.

Do të thotë që metabolizmi po zhvillon një sërë sëmundjesh kronike duke filluar që nga diabeti i tipit 2.

Ekspertët të cilëve i’u referohet AgroWeb.org, morën në studim për këtë fakt rreth 2000 persona nga mosha 45 deri në 84 vjeç.

Të dhënat nga këta persona treguan se, për çdo 1 orë gjumë të humbur në ditë ka rreth 27% më shumë për t’u prekur nga disa sëmundje.

Këtu listohen kryesisht problemet me mbipeshën, diabeti, kolesteroli i lartë apo presioni i lartë i gjakut.

Prandaj ekspertët e cilësojnë gjumin si një faktor shumë të rëndësishëm në shëndetin e mirë të organizmit.

Sa orë duhet të flini

Siç përmendëm dhe më sipër, gjumi i mirë dhe i qetë gjatë gjithë natës ndikon ndjeshëm jo vetëm në aktivitetet e përditëshme.

Mund të jetë shumë i rrezikshëm për shëndetin dhe të këtë pasoja në krijimin e sëmundjeve afatgjata.

Mjekët rekomandojnë të flini të paktën 8 orë gjumë pa ndërprerje çdo natë.

Bëjeni këtë rutinë të njejtë për çdo natë për të ndihmuar sa më shumë organizmin.

Në këtë mënyrë trupi juaj do të kryejë të gjitha proçeset e tij në mënyrë normale duke u shplodhur.

Gjithësesi zhvillimi i sëmundjeve kronike si diabeti apo ato kardiovaskulare ndikohet edhe nga faktorë të tjerë.

Mundohuni që përveç një pushimi të mirë dhe gjumi të thellë, të mbani nën kontroll edhe stilin tuaj të jetesës./AgroWeb.org