Art Abazi, vëllai i Dren Abazit ka publikuar sot në Instagram momente nga propozimi që i ka bërë partneres së tij në Itali.

“2/2/22, dashuria jonë triumfoi   “,– ka shkruar këngëtari në Instagram duke ndarë momentin magjik me disa slide dhe duke na treguar unazën magjike bashkë me propozimin romantik.

Art Abazi prej vitesh është në një lidhje dhe ndan shpesh herë foto artistike e romantike me partneren e tij nëpër vende turistike duke shfaqur jo vetëm dashurinë e tyre, por duke promovuar dhe bukuritë e Shqipërisë e të Kosovës.

Në Maj 2013, Art Abazi merr pjesë në Top Fest 10 me këngën “Nje Sekond Pa Ty”, e cila është shkruar dhe kompozuar nga këngëtari Alban Skenderaj. Kënga me tematikë dashurinë, e shfaq Artin tejet inspirues në natyrë të hapur, krahas bukurisë femërore dhe natyrore. Kënga, të cilës tashmë i është bërë edhe videoklipi nga Imagine Films, është pritur mirë nga adhuruesit e muzikës së lehtë dhe baladave.

Këngët më të famshme të Art Abazit janë: Enigmë në bashkëpunim me MC Kresha dhe Asnjo si ti.

Prodhimi i fundit eshte “S’më Doje”. Muzika e këngës u punua nga Gent Myftaraj, ndërsa teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi.