Monika Lubonja dhe Arjola Demiri nisën një miqësi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe shpesh i pamë në krah të njëra-tjetrës. Ato ndanë bashkë momente të bukura e të vështira, por u duk se shoqëria e tyre pati një krisje menjëherë pas daljes nga “BB VIP”.

Teksa Monika tregonte në studio sa e vlerësonte Arjolën, kjo e fundit mbajti një qëndrim serioz duke i bërë të gjithë të dyshojnë se gjërat s’janë si më parë.

Këtë sjellje të sajën, Monika e justifikoi me faktin që Arjola kishte qenë pagjumë dhe e rraskapitur nga emisioni, ndërsa Arjola nuk e komentoi.

“Mes meje dhe Arjolës nuk ka ndodhur asgjë. Kemi patur gjëndjet tona emocionale. Nuk është e lehtë të rrish i mbyllur 136 ditë brenda dhe te dalësh të njihesh me çfarë ka ndodhur jashtë. Gjendja jonë emocionale nuk mund të jetë e qetë. E kuptoj shumë mirë Arjolën, gjendjen emocionale të saj. Na ka ndodhur njësoj. Gjendja jonë emocionale u trondit 10 fish më shumë kur dolëm dhe u përballëm më cfarë bëhej jashtë”, u shpreh Monika.

“Edhe ato që më kanë lënduar, do vi një moment që të qetsohen dhe do vinë të komunikojnë me mua. Jam e bindur”, u shpreh ajo nder të tjera gjatë intervistës së fundit me Ermal Peçit.