Nga përdorimi i emoji-ve te llojet e pyetjeve që ata bëjnë, ka shumë mënyra për të dalluar ndryshimin midis mënyrës se si njerëzit shkruajnë kur ju pëlqejnë kundrejt asaj se si ata shkruajnë kur thjesht bisedojnë si një mik. Për këtë ju ndihmon deshifrimi i mesazheve dhe mënyra e të shkruarit.
Dërgimi i mesazheve nuk është në të vërtetë mënyra më e mirë për të komunikuar, veçanërisht kur bëhet fjalë për ndarjen e ndjenjave ndaj dikujt, shkruan “Health Line”.
Në bisedat virtuale, është kaq e lehtë të humbasësh një shaka, të keqkuptosh qëllimet e dikujt, apo edhe të humbasësh faktin se ata po flirtojnë tërësisht. Por nëse e dini se çfarë të kërkoni, shenjat do të jenë aty.
“Kur dikush ju pëlqen, zakonet e tyre në shkrim patjetër do të ndryshojnë“,- thotë Dr. Holly Schiff, PsyD, një psikologe klinike e licencuar, për Bustle.
Këtu janë disa mënyra për të kuptuar nëpërmjet mesazheve nëse dikush ju pëlqen, sipas ekspertëve.
Përgjigjet shpejt
Është një shenjë e shkëlqyeshme nëse partneri juaj i mundshëm, bën përpjekje të shkruajë sa më shpejt që të jetë e mundur. Në fakt, Schiff thotë se një nga shenjat më të sigurta në mesazhe që tregojnë se dikush ju pëlqen, është përgjigja e shpejtë. Është një mënyrë që mund të tregojë se ke përparësi në jetën e tij ose saj. Gjithashtu një shenjë tjetër është kur kënaqen dhe duan të vazhdojnë bisedën me ju.
Tekstet janë tërheqëse
Nuk përgjigjen vetëm me një fjale si: ‘po’ ose ‘nuk e di’. Në vend të kësaj, do të tregojnë se si ndihen, do t’ju tregojnë gjithçka për ditën e tyre dhe më e rëndësishmja, do të bëjnë pyetje në lidhje me jetën tuaj. Në thelb, “bisedat me tekst do të jenë më të thella dhe kuptimplota“,- thotë Bennett dhe do të duket se ka një lidhje në horizont.
Gjithnjë ju njofton kur është i/e zënë
Nëse dikush ju pëlqen, ata do ta bëjnë të qartë kur do të jenë të padisponueshëm, ndoshta sepse janë duke punuar, duke shkuar për të fjetur ose kur janë me miq, në vend që thjesht t’ju lënë në duke pritur përgjigjen e tyre.
Fillon të përdorë përemrin ‘ne’
Siç thotë eksperti i marrëdhënieve Gary W. Lewandowski, “Ky përemër ka një kuptim më të madh të një çifti ose identiteti të përbashkët (ose atë që studiuesit e quajnë ndërvarësi konjitive).
Përdor ‘nickname’
Nëse përdorni pseudonime të lezetshme ose qesharake për njeri-tjetrin do të thotë se ka emocion.
Përdorimi i emoj-it me zemër
Mund të duhet një lloj guximi kur i dërgon dikujt një emoj-i me zemër, kështu që nëse e merrni një të till, do të thotë që ka diçka pas saj.
Teksti i parë në mëngjes dhe i fundit në dark
“Mbani shënim kohën kur dikush ju dërgon mesazhe“, thotë për Bustle trajneri i certifikuar Randi Levin. “Nëse dikush po fillon ose po përfundon ditën e tij me ju ose shfaqet vazhdimisht gjatë gjithë ditës për të thënë vetëm një përshëndetje,” thotë ai, “ju jeni më domethënës për ta sesa mund të kuptoni“.
Kërkon më tepër se sa thjesht mesazhe
Përveç dëshirës për të folur vazhdimisht, mund t’ju kërkojë biseda në “Facetime” apo edhe takime reale.
Kjo tregon një interes më të lartë, pasi po ju dedikon kohë dhe energji.
Nëse vëreni ndonjë nga këto zakone, do të thotë se mund të jeni drejt një romance. Por mos u nxitoni! Përpiquni të merrni më shumë kohë përpara se ta përcaktoni si është kjo marrëdhënie. Deri atëherë, shijoni momentin!
panorama al