Më parë ju duhej të përdornit një add-on të palëve të treta për të bërë këtë caktim bazik. Për fat të mirë shërbimi i prezantuar në Gmail ishte tepër i thjeshtë për t’u përdorur dhe ka një gamë të gjerë aplikimi për email schedule dhe mesazhet personale.
Shërbimi është mjaft i domosdoshëm për personat që kontaktojnë në time zones të ndryshme, për të kujtuar pjesëmarrësit në një event apo për t’i kujtuar vetes tuaj një gjë të rëndësishme në të ardhmen.
Për të bërë schedule një email përmes Gmail në web browser veproni si më poshtë:
Kompozoni një email të ri
Klikoni në trekëndëshin ngjitur me butonin blu “Send”
Zgjidhni një nga orët e sugjeruara ose klikoni në “Pick date & time” për të vendosur një orar fiks
Si përfundim klikoni në “Schedule Send”
Gjetja dhe fshirja e scheduled emails është tepër e thjeshtë. Nëse ju klikoni në folderin “Scheduled” në desktop dhe mobile do t’ju shfaqet lista me mesazhet që po presin kohën për t’u dërguar. Për t’i fshirë këto mesazhe, shtypni “Cancel send” në cepin e djathtë sipër të dritares.
GEEK