Jo të gjitha fotot ose videot duhet të mbeten në mënyrë të përhershme në galerinë tuaj. Nëse ju dëshironi të dërgoni fotografi që do të shihen vetëm njëherë dhe do të zhduken përgjithmonë, mjafton të ndiqni hapat e mëposhtme në aplikacionin WhatsApp.
View Once është një shërbim i thjeshtë ku përmbajtja e zgjedhur nga dërguesi mund të shihet vetëm një herë para se ajo të zhduket përgjithmonë. Problemi me këtë shërbim është se ai nuk po funksionon si një mënyrë e sigurt për të shpërndarë foto, pasi ju mund t’i bëni screenshot një fotografie dhe dërguesi i saj nuk do ta marrë vesh asnjëherë, ndryshe nga Snapchat dhe Instagram.
Si të dërgoni fotografi që zhduken në WhatsApp.
- Fillimisht sigurohuni të keni instaluar versionin më të ri të WhatsApp.
- Më pas shkrepni një foto të re për ta shpërndarë ose zgjidhni një ekzistuese nga galeria.
- Kur ju të jeni duke e parë këtë foto, do t’ju shfaqet një numër “1” në caption box.
- Për ta aktivizuar View Once klikoni mbi butonin 1 dhe më pas në Send.
- Në rastet kur ju merrni një foto përmes View Once, do t’ju shfaqet vetëm fjala foto pa një preview.
- Për të parë përmbajtjen klikoni në butonin Photo
Në këtë shërbim nuk do të ketë një limit kohor për të parë foton, pasi ju mund ta shikoni atë për sa kohë që të dëshironi. Mirëpo sapo të shtypni butonin back, nuk ka asnjë mënyrë për ta parë sërisht foton.
geek