Para se ju ta shisni smartphone-in tuaj të vjetër ose t’ia dhuroni atë një të afërmi duhet të bëni gjithmonë një factory reset. Ky proçes jo vetëm që fshin të dhëna personale, por e rikthen smartphone-in në gjendjen sikur sapo është hapur nga kutia.
Më poshtë do t’ju shpjegojmë si të performoni një Factory Reset në Android dhe iPhone.
Android
Tek smartphone-t Android opsioni Factory Reset nuk gjendet gjithmonë në të njejtin vend, pasi varet nga custom interface që çdo kompani ka.
Vendi standart ku ai gjendet zakonisht është në pjesën System të Settings. Shumicën e rasteve quhet Reset Options. Ne duam që të fshijmë të gjitha të dhënat në pajisje, prandaj ajo do të na kërkojë të vendosim PIN aktual për t’u siguruar se fshirja nuk është aksidentale.
Nëse keni vështirësi në gjetjen e saj, mjafton të hapni Settings dhe të kërkoni në search box për “reset”. Ky kërkim duhet të paraqesë shortcut-in e duhur. Më pas klikoni në Factory Reset dhe ndiqni proçedurën.
iPhone
Bërja e factory reset në një iPhone është një eksperiencë shumë më e thjeshtë. Mjafton të drejtoheni në menunë e Settings, dhe më pas në sub-menunë e General.
Aty do t’ju shfaqet një opsion reset ku gjendet “Erase All Content and Settings” që ne po kërkojmë. Do t’ju duhet të fusni password-in e Apple ID dhe më pas do të vazhdojë normalisht proçedura.
geek