Sigurisht shumë kripë mund të jetë e dëmshme për organizmin, por edhe shumë e hidhur për ushqimin. Foto: Flickr

Individët që konsumojnë më shumë kripë janë më të uritur dhe tentojnë ta teprojnë me ushqimin, duke shtuar në peshë.https://ads.digitalbee.al/www/delivery/afr.php?zoneid=122&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

Në varësi të kripës së konsumuar, trupi mund të akumulojë nga 3 deri në 5 litra ujë.

Nëse dëshironi të humbisni kilogramët e tepërt si pasojë e akumulimit të lëngjeve duhet të mos konsumoni kripë për 6 ditë.

Çdo ushqim që duhet të hani duhet të jetë pa kripë.

Gjatë këtyre ditëve nuk duhet të hani ushqime të përpunuara, të shpejta e të paketuara.

Hani sa më shumë perime, fruta dhe mish pule të cilin mund ta gatuani me erëza.

Në këtë periudhë duhet të ushqeheni pesë herë në ditë.

Ushqimet duhet të jenë të ziera ose të gatuara në avull.

Çdo racion nuk duhet të tejkalojë 300 gramë, ndërkohë që vakti i fundit duhet të jetë në orën 19:00.

Për 6 ditë duhet të pini sa më shumë lëngje ose deri në 2.5 litra ujë në ditë, mundësisht të shoqëruar me limon ose mjaltë.

Ky regjim nuk duhet ndjekur nga njerëzit që kanë probleme me zemrën, diabetin apo stomakun.

Mënyrat Më Të Thjeshta Si Të Konsumoni Më Pak Kripë

Hani në shtëpi dhe fokusohuni tek perimet dhe frutat.

Mos përdorni salca shtesë të cilat janë të mbushura me kripë.

Përpiquni të konsumoni gjithnjë e më pak kripë por këtë bëjeni në mënyrë graduale aq sa të mësohen shqisat e shijes.

Përdorni erëza të thata si hudhër, spec djegës e piper të zi, të cilat zbehin nevojën për kriposje.

Provojeni ushqimin përpara se të shtoni kripën.

Mos konsumoni ushqime të përpunuara, ushqime të shpejta e të paketuara.

Në studim i publikuar këtë vit arriti në konkluzionin se njerëzit që hanë më shumë ushqime të kripura, çuditërisht pijnë më pak ujë.

Konkluzioni u arrit në bazë të analizave të një grupi shumë interesant pjesëmarrësish.

Bëhet fjalë për 10 astronautë rusë të cilët ishin në fazë përgatitore për një udhëtim në Mars.

Në fillim të studimit, astronautët konsumuan 12 gramë kripë në ditë.

Në vazhdën e ditëve kjo sasi u ul në 9 gramë në ditë.

Në fund të studimit, astronautët konsumuan 6 gramë kripë në ditë.

Ajo që ndodhi ishte befasuese: Sa më pak kripë të konsumonin austronautët, aq më shumë ujë pinin ata.

Sidomos kur niveli i konsumit kripës ishte më i lartë, astronautët ndiheshin më të uritur.

Studime të tjera të tre viteve më parë, kanë konfirmuar se nëse fëmijët konsumojnë një gramë më shumë kripë se rregullorja, ata janë 28 % më të rrezikuar nga mbipesha.

Të rriturit janë 26 % më shumë të rrezikuar nga mbipesha për çdo gramë kripë mbi normën.

Sasitë E Rekomanduara Të Kripës Për Njeriun

Sasia e shëndetshme e kripës duhet të jetë treçerek luge çaji në ditë, ose maksimumi 1 lugë çaji në ditë. E shprehur në gramë njeriu duhet të konsumojë 3-6 gramë kripë në ditë.

Kësaj sasie njeriu mund t’i përmbahet shumë lehtë nëse nuk do të konsumonte ushqime të përpunuara.

Këto të fundit plotësojnë 77% të kripës që njeriu merr në ditë nga ushqimet.

Njeriu i ditëve të sotme konsumon mbi 3-4 lugë çaji me kripë në ditë, një sasi që krijon probleme në organizëm./AgroWeb.org