Si të monitoroni dhe të limitoni përdorimin e internetit në një pajisje Android

Dhe pse shumë nga ofertat e aktivizuara ofrojnë internet pa limit, ky internet nuk do të jetë gjithmonë me shpejtësi të lartë. Nëse ju konsumoni një sasi të caktuar GB, atëherë do të mbeteni me internetin e ngadaltë deri në përfundimin e ofertës tuaj.

Prandaj është mirë të përdorni disa shërbime që ofrohen nga smartphone-t për të limituar shpenzimin e internetit. Më poshtë ne do t’ju tregojmë disa strategji që mund të ndiqni.

Vendosni një data limit

Në këtë mënyrë smartphone-i juaj do t’ju njoftojë kur ju të jeni pranë limitit që keni caktuar, madje mund të kufizoni dhe përdorimin e internetit kur të arrini këtë limit.

  • Shkoni në Settings
  • Më pas në Network & Internet > Internet dhe klikoni në ingranazhin që gjendet anash emrit të kompanisë
Screenshot_20220323_104415.jpg
  • Ju do të shikoni sasinë e interentit që keni shpenzuar në bazë të datës që keni përzgjedhur. Rrëshqisni poshtë dhe zgjidhni data warning & limit
  • Më pas mjafton të përzgjidhni ditën që oferta juaj ka nisur dhe të vendosni limitin e GB që dëshironi të përdorni.

Përdorni Data Saver Mode

Nëse ju keni një pajisje që navigon në Android 8.0 ose më të ri, ju do të keni të pranishëm opsionin Data Saver Mode, e cila aktivizohet kur nuk jeni të lidhur me Wi-Fi dhe siguron që aplikacionet dhe shërbimet e tjera nuk përdorin internetin në mënyrë aktive.

data_saver.jpg

Për të aktivizuar këtë shërbim, shkoni në Settings > Network & Internet > Data Saver. Megjithatë mund të ketë disa aplikacione specifike që ju dëshironi të përdorin background data, si përshembull në rastin e WhatsApp, në mënyrë që njoftimet të vijnë në kohën e duhur.

Klikoni në Unrestricted Data dhe zgjidhni aplikacionet që dëshironi.

Limitoni përdorimin e internetit në aplikacione specifike

Në këtë mënyrë ju mund të përzgjidhni aplikacione specifike që dëshironi të përdorin internetin në mënyrë të limituar. Mjafton të shkoni në Settings > Network & Internet > Internet > Non-carrier data usage.