Home AKTUALITET SHËNDET Si të pastroni veshkat nga kripa e tepërt? Ja 4 hapat që...

Si të pastroni veshkat nga kripa e tepërt? Ja 4 hapat që duhet të ndiqni

42

Veshkat janë përgjegjëse për pastrimin e trupit nga toksinat dhe shëndeti i tyre është i rëndësishëm për mbarëvajtjen e të gjitha organeve.

Ato duhen pastruar rregullisht nga toksinat dhe kripa e tepërt për të garantuar një shëndet të mirë

Kujdes me kripën

Ushqimet e kripura rrisin tensionin e gjakut dhe shkaktojnë një dëm të madh në veshka. Ekspertët këshillojnë kufizimin e përdorimit të kripës në ushqime dhe ngrënien e sa më shumë frutave dhe perimeve.

Kujdes me ilaçet

Shumë ilaçe shoqërohen me efekte anësore që manifestohen tek veshkat. Ekspertët këshillojnë përdorimin e kufizuar të medikamenteve që merren pa recetën e mjekut. Mos e teproni me përdorimin e barnave kundër dhimbjeve siç është ibuprofeni. Barna të tilla që konsumohen pa fre shkaktojnë një dëm të rëndë në veshka.

Pini shumë ujë

Dehidratimi, sidomos ai afatgjatë, pengon ndjeshëm funksionin e veshkave. Ekspertët këshillojnë që të pini ujë jo vetëm sa herë keni etje por minimalisht 8 gota ujë në ditë. Nivelet e rrezikshme të dehidratimit dallohen tek ngjyra e urinës e cila tregon se sa më e errët të jetë, aq më të dehidratuar jeni.

Ushqimet më të mira për veshkat

Ushqimet janë shumë të rëndësishme për shëndetin e veshkave. Ekspertët thonë se një regjim i shëndetshëm dhe i ekuilibruar është një aspekt i rëndësishëm i shëndetit të veshkave. Shalqiri është një frutë i rëndësishëm për shëndetin e veshkave. Ai është i pasur me ujë dhe ndihmon në eliminimin e toksinave nëpërmjet urinës.

Frutat e pyllit në veçanti boronicat e kuqe janë të domosdoshme për pastrimin e veshkave nga toksinat. Farat e kungullit përmbajnë shumë antioksidantë të cilat përmirësojnë funksionin e veshkave. Ato duhen konsumuar rregullisht por jo në sasi të mëdha. E fundit por jo nga rëndësia, një regjim i shëndetshëm ushqimor është thelbësor për parandalimin e tensionit të lartë të gjakut dhe diabetit, dy sëmundje që nxisin përkeqësimin e veshkave. /AgroWeb