Shumica e personave e përdorin Instagram në smartphone-in e tyre, mirëpo kohët e fundit platforma ka shtuar shumë shërbime që mungonin në Instagram për PC, duke e bërë më të thjeshtë navigimin nga PC. Tashmë ju mund t’i përgjigjeni mesazheve në DM dhe të publikoni foto direkt nga kompjuteri juaj për herë të parë që nga krijimi i rrjetit social.

Më poshtë do të shpjegojmë se çfarë hapash duhet të ndiqni për të postuar një fotografi në këtë platformë nga PC.

  • Fillimisht drejtohuni në website-in instagram.com në një browser si Google Chrome apo Microsoft Edge. Më pas fusni të dhënat për të hapur adresën tuaj.
Sign in to Instagram.
  • Pasi të keni bërë sign in, klikoni në ikonën + në cepin e djathtë lart.
  • Gjëja e parë që duhet të bëni është të klikoni në Select from Computer dhe të zgjidhni foton që dëshironi nga file manager.
Click "Select From Computer."
  • Më pas do t’ju shfaqen disa opsione të ndryshme ku ju mund të rregulloni aspect ratio, të bëni zoom in në foto apo të shtoni më tepër fotografi në një postim. Kur postimi juaj të jetë gati, klikoni në Next.
Edit the image and click "Next."
  • Tashmë do të shfaqen disa opsione të tjera filtrash që mund të vendosni mbi fotografinë, ose mund të bëni dhe disa ndryshime të tjera në foto.
Add filters and adjust, then click "Next."
  • Pasi të klikoni Next, shkruani caption-in që do të shoqërojë foton tuaj. Kur gjithçka të jetë gati, klikoni në Share.
Add details and then "Share."

Kjo ishte e gjitha! Kjo metodë do të funksionojë në të gjithë laptopët WindowsMacLinux apo Chrome OS.