Ujëvara e Grunasit është një ndër bukuritë natyrore më të veçanta në brendësi të Parkut Kombëtar të Thethit e në krejt alpet Shqiptare, e shpallur monument natyre qe ne vitin 2002.Fotografi Gent Shkullaku na sjell foto nga kjo mrekulli e natyrës.

Ujëvara e Grunasit ndodhet në shpatin perëndimor të luginës së Thethit në Alpet Shqiptare. Nis në rrëzën perëndimore të majës së Boshit, ku formon një lug të ngushtë shkembore nëpër një shpat gëlqeror, pastaj uji bie menjëherë nga një lartësi prej 25 m.

Në fundin e ujëvarës është formuar një pellg, prej të cilit uji derdhet në luginën e Thethit, tek fillimi i kanionit të Grunasit.

FOTO/ Si të shkoni me familje tek Ujëvara e Grunasit në Theth,

Gjithë shpati ku thyhen ujërat e kësaj ujëvare është i mbuluar nga një pyll i dendur. Për shkak të pikave të ujit që bien rreth ujëvarës, në ditët me diell ajo shoqërohet thuajse gjithnjë nga ylbere në pjesën e poshtme të saj.

FOTO/ Si të shkoni me familje tek Ujëvara e Grunasit në Theth,

Si të shkosh atje 

Ujëvara ndodhet në rrethinat e fshatit Theth, në shpatin perëndimor të luginës së Thethit, vetem rreth 50 minuta për ta arritur duke u nisur nga qendra e fshatit Theth. Nga fotot duket që kjo ujvarë mund të vizitohet edhe me fëmijët, sigurisht duke i ndihmuar pak prindërit. 

FOTO/ Si të shkoni me familje tek Ujëvara e Grunasit në Theth,

Itinerari konsiston në 20 min ecje fushore të lehtë që kalon buzë lumit që përshkon fshatin mes për mes, dhe rreth 30 min ngjitje, e një vështirësie mesatare.  

FOTO/ Si të shkoni me familje tek Ujëvara e Grunasit në Theth,
FOTO/ Si të shkoni me familje tek Ujëvara e Grunasit në Theth,