Kur një vend si si sheshi Skënderbej mbushet me dritë, muzikë dhe jetë, kupton që qyteti po përjeton diçka ndryshe. Nata me Mahmut Orhan nuk ishte vetëm një koncert, ishte një pasqyrë e asaj që Tirana mund të bëhet kur muzika dhe përvoja ndërthuren.
Përtej performancës, ishte Curious X, platforma e eventeve nga IQOS, që solli një dimension tjetër përjetimi. Zona të kuruara si photobooth, stacioni i make-up-it, lojërat sociale dhe hapësira VIP, e kthyen koncertin në një ambient ku ndiheshe si në një festival modern.
Kjo nuk ishte një natë që thjesht dëgjoje muzikë. Ishte një hapësirë për të krijuar kujtime, për të njohur njerëz dhe për të qenë pjesë e një lëvizjeje urbane që po ndryshon ritmin e kryeqytetit.
Përvoja e sjellë nga Curious X tregoi se kultura e eventeve në Tiranë po evoluon nga ngjarje të thjeshta, në përvoja që lidhen me stilin e jetesës, bashkëjetesën dhe vlerat moderne. Dhe kjo natë ishte vetëm fillimi.