Detaje të reja kanë dalë në dritë nga masakra që tronditi kryeqytetin ditën e sotme, pasi Gjon Shkambi hapi zjarr drejt gjyqtarit Astrit Kalaja dhe dy personave të tjerë, me të cilët ishte në gjyq.

Gjyqtari Astrit Kalaja ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Traumës pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.Sakaq, të plagosur mbetën edhe dy persona të tjerë, babë e bir, të identifikuar si Ervis dhe Rakip Kurtaj.

Mësohet se dosja po shqyrtohej në Apel nga Astrit Kalaja pasi kishte mbërritur nga Gjykata e Shkodrës.