Home SHOWBIZ Siç nuk e keni parë ndonjëherë, vetëm Rihanna mund të vishet kështu...

Siç nuk e keni parë ndonjëherë, vetëm Rihanna mund të vishet kështu për të blerë perime

29

Pamjet e paparacëve, na treguan një Rihanna që nuk kishim menduar se do ta shihnim ndonjëherë. Ndërsa shtyn karrocën e saj të ushqimeve gjatë një blerje të sajën në Whole Foods në lagjen Tribeca të Manhattan ditën e dielë.

Miliarderja, 33 vjeçare, u shfaq veshur me të brendshmet e sipërme dhe një xhaketë të zezë të zbërthyer, të cilën e kombinoi me xhinse të grisura Gucci dhe shumë stoli, ndërsa shikonte për të blerë perime.

Siç dihet, ajo mund të përballojë çmimet në supermarketin e nivelit të lartë dhe shpejt e mbushi karrocën e saj me plot ushqime
Rihanna dukej si një anëtare ultra e të pasurve me fije perlash të trasha dhe bizhuteri ari për një daljen të rastësishme. Bukuroshja u pa duke u interesuar për shkrimin mbi ushqimin që përzgjidhte, duke na treguar kështu anën e saj të kujdesshme.

Pas një përzgjedhjeje të kujdesshme të produkteve, Rihanna gjithashtu nuk mund t’i shpëtonte zgjedhjes së një kutie me ëmbëlsira para se të shkonte në zonën ku bëhet pagesa.