Nga Erion Murataj

S’ka dyshim që mbrëmë nuk këndoi vajza e ndonjë patrioti tek porta e kalasë.
E veç bulevardit që të çon pas në kohë në moçalishtet e myzeqesë asgjë tjetër në qytet nuk ngjall humor.
Ah po, ka e një ngjashmëri tjetër!
Prefekti i ri…
Mesa mora vesh vjen nga Labinoti.
Jo me origjinë po nga peshkatari i llucës .
E s’do mend që mungesa e kamarierit do na kursejë komedinë se kujt do i shkojë të parit kafja mes kryetarit të bashkisë dhe prefektit.
Gjithcka tjetër mes kryetarit të bashkisë dhe një kolegu (antarë këshilli) që do bëhet Prefekt më sjell mo tamo si jetim de fakto të “hambarit të mushkonjave”.
Unë e kuptoj që këto demoralizojnë socialistët dhe ata që aq shumë pritën ikjen e mbretit por unë s’jam korrieri i postës e si i tillë nuk mund të arrestohem.
Mungesa e pianos na kursen koncertin por parfumi e livandoja ka filluar të kërkohet .
Gjithsesi unë dyshoj se era e peshkut që po vulos ktë status quo mund të shuhet me livando.
E megjithëse mbreti iku dhe historian nuk ka në tragji-komedinë e Elbasanit qitapi ende nuk është gjetur.
Kjo jo se xhandari këtu ska qenë hajdut por sepse mbase askujt si intereson të shohë se ç’shkruhet në qitap.
Fundi për hajër ….
E mos harroni mushkonja :
“NUK KA LUFTË QË NUK FITOJNË TË RINJTË”