Një shqiponjë është qëlluar në Berat, dhe dyshohet se është bërë qëllimisht për t’u kapur dhe përdorur si mjet tregtie.

Sipas Erald Xekës, nga shoqata e ornitologjisë e Shqipërisë është e qartë që ky veprim është i qëllimshëm.
Rasti është raportuar nga administrata e zonave të mbrojtura të Beratit. U dërgua në qendrën e rehabilitimit të parkut Divjakë-Karavasta“.
Ai tregon se nga grafia duken 13-14 saçme në trup që tregon se është qëlluar me armë gjahu. Për sa i përket gjendjes shëndetësore të shqiponjës dhe sa mundësi ka të shërohet thotë: “Është shpend i madh por varet si do të reagojë, duhet të rrijë në qetësi. Është e vështirë me shpendët, kur kanë fraktura të kockës“.
Xeka akuzon bizneset private se i vrasin për t’i balsamosur. “I shesin 100 mijë lekë të vjetra, është e turpshme“.

Pak ditë më parë, stafi i ADZM Berat informoi mbi gjetjen e një Shqiponje Mali, në Skrapar e cila më pas u përcoll prej tyre në Qendrën e Rehabilitimit të Shpendëve të Egër në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Analiza grafike e kryer nga ADZM Fier, konfirmoi dyshimet se shpendi ishte i plagosur dhe i paaftë për fluturim. Grafia tregoi se krahu i djathtë rezulton i thyer.

Llazani thotë se ndër të tjera është edukata jonë, në mënyrën si i trajtojmë kafshët. “Kemi pafund qen e mace që vriten në mes të Tiranës dhe askush nuk bën gjë. Ka njerëz që nuk bëjnë tregti me këto shpendë por thjesht e shohin dhe duan ta kapin në shënjestër. Është edukata dhe kultura jonë“.
Rastet e gjuetisë ndaj kafshëve dhe shpendëve të mbrojtura me memoratorium mund të raportohet te rojtarët e pyjeve, që mbulojnë zonat e mbrojtura. Këto raste ndiqen dhe në prokurori, thonë ekspertët në “Shqipëria live”.

Top Channel

Previous articleThyen rregullat anticovid, gjobiten 1181 qytetarë në 24 orë
Next articleMorën telefonatë se kishte nisur sherri në familje, policia gjen 51-vjeçarin e dehur. Çfarë gjeti në banesën e tij