Drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët i shkelin vazhdimisht
Aksidentet rrugore janë kthyer në nje problem serioz ku ndër shkaqet kryesore janë mosrespektimi i rregullave të kodit rrugor si nga drejtuesit e automjeteve ashtu edhe nga këmbësorët .Këta të fundit shpesh herë janë kthyer në burim aksidenti pasi një pjesë e mirë e tyre nuk respektojnë as sinjalistikën rrugore.
Gjatë një vëzhgimi të bërë nga “Egnatia News” në disa nga pikat të cilat kanë edhe lëvizjen më të madhe të këmbësorëve dhe të automjeteve rezulton se të dyja palët nuk I respektojnë më rigorizitet rregullat e qarkullimit.
Prej vitit 2016 në kodin e ri rrugor të vendit tonë, kanë hyrë në fuqi gjobat për këmbësorët që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit. Masat varjojnë nga 500 lekë deri në 2 mijë lekë, por deri më tani nuk është raportuar asnjë rast ndëshkimi sa i takon këmbësorëve që shkelin rregullat.