Në shumë akse mungon
Mungesa e sinjalistikës rrugore, siç janë dhe vijat e bardha për kalimin e këmbësorëve në rrugët urbane, bëhen shkak edhe për aksidente të mundshme. Në disa rrugë të qytetit të Elbasanit të cilat kanë mjaft lëvizje automjetesh apo këmbësorësh, vijat e bardha janë inekzistente ose pothuajse nuk duken fare. Shpeshherë kalimi nga njëra anë e rrugës në tjetrën, mund të kthehet në rrezik për këmbësorët nëse ata nuk janë vigjilentë ndaj automjeteve që kalojnë në rrugë.
Janë disa segmente rrugore ku vijat e bardha si për kalimin e këmbësorëve, po ashtu edhe ato të automjeteve janë inekzistente. Për këtë qytetarët shprehen mjaft të shqetësuar dhe thonë se ndihen të rrezikuar.
Edhe këmbësorët duhet të jenë më të kujdesshëm në raport me rregullat e qarkullimit rrugor, por ato shprehen se mungesa e sinjalistikës përkatëse është shkaku kryesor për aksidente.