Sirianët sulmuan pallatin e braktisur presidencial të Bashar al-Assad në Damask, duke plaçkitur sendet e ish-presidentit.
Nga kjo bastisje u zbulua koleksioni i tij të madh i makinave luksoze, me vlerë 20 milionë euro.
Besohet se Assad është larguar nga vendi ndërsa ushtria duket se është shpërbërë, duke ofruar pak rezistencë ndaj përparimit të rebelëve dhe xhihadistëve. Videot nga garazhi i Asadit tregojnë koleksionin e tij të makinave luksoze që kushtojnë miliona euro.
Në videot e publikuara në internet shihen makina Lexus, Rolls Royce, Aston Martin, Ferrari, Mercedez, Audi, BMW, etj.
Videot e publikuara nga brenda rezidencës presidenciale tregojnë burra, gra dhe fëmijë që enden në ndërtesën gjashtëkatëshe. Sakaq shihet një sallë pritjeje e pallatit presidencial e djegur plotësisht.
Top Channel