Partia Demokratike do të mbledhë ditën e sotme Kolegjin e Kryetarëve të PD-së. Në një njoftim të shpërndarë nga Sekretari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, bëhet me dije se mbledhja do të fillojë në orën 16:00 dhe do të diskutohet mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor.
Kjo mbledhje, sipas Bardhit është vonuar për shkak të protestës së dhunshme të 8 janarit e do të zhvillohet sot. Programi i diskutuar, propozuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do t’i nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë.