Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar ditën e sotme se janë regjistruar vetëm 2 raste të reja në 24 orët e fundit dhe asnjë humbje jete.

“Covid-19, vetem 2 raste te reja sot,” shkruan Ogerta Manastirliu ne Facebook, pak minuta para se Ministria e Shendetesise te nxirrte shifrat zyrtare.

Nga ana tjetër, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve aktive në vendin tonë ka zbritur në 296, teksa 29 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit.

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë në mars të vitit të shkuar, 132,374 kanë rezultuar pozitivë, nga të cilët 129,627 janë shëruar dhe 2,451 fatkeqësisht kanë humbur jetën.

Njoftimi i Ministrise:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 3593 testime, 29 të shëruar, 2 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 3593 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 1 rast në Tiranë, 1 rast në Lezhë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 28 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,627 që nga fillimi i epidemisë. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (5 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        2

Të shëruar në 24 orë      29

Të shtruar në spitale      28

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                3,593

Testime totale             736,591

Raste pozitive             132,374

Raste të shëruara        129,627

Raste Aktive                  296

Humbje jete                  2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         80

Shkodër       60

Korçë            41

Berat             35

Lezhë           25

Elbasan        18

Gjirokastër   11

Vlorë             11

Durrës          4

Kukës           4

Fier                4

Dibër          3