Është shënuar viktima e parë nga zjarret në vendin tonë këtë të shtunë, ne fshatin Asim Zeneli te Gjirokastres.
Bëhet fjalë për një të moshuar rreth 60 vjeç, i cili ka humbur jetën, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në spital.
Mësohet se ata kanë qenë duke luftuar me flakët, pasi një zjarr përfshiu ditën e sotme tre fshatra të Antigonesë, Tranoshisht, Arshi Lengo dhe Asim Zeneli.