Është shënuar viktima e parë nga zjarret në vendin tonë këtë të shtunë, ne fshatin Asim Zeneli te Gjirokastres.

Bëhet fjalë për një të moshuar rreth 60 vjeç, i cili ka humbur jetën, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet  në spital.

Mësohet se ata kanë qenë duke luftuar me flakët, pasi një zjarr përfshiu ditën e sotme tre fshatra të Antigonesë, Tranoshisht, Arshi Lengo dhe Asim Zeneli.